Plani i Zaevit për të siguruar 80 vota


Kryeministri Zoran Zaev ka gjasa ti siguroj 80 vota për ta kaluar marëveshjen për emrin në
Kuvendin e Maqedonisë, njofton agjencia e lajmeve INA.

Kjo për faktin se shumë deputetë të VMRO-së janë akuzuar për vepra korruptive dhe nuk
duan ta humbin imunitetin e tyre, duke shkuar në zgjedhje të reja parlamentare.
Këtë në një farë mënyre e deklaroi edhe deputeti LSDM-së,Muhamed Zekiri në një debat
televiziv në Top Channel.
Por nga ana tjetër kjo është vlerësuar e pamundur pas dështimit të referendumit dhe pozicionit të ri të VMRO-së./Gazeta e Pavarur