Plagosje në Haraçinë për shkak të prishjes së fejesës


I.V nga Haraçina ka gjuajtur me armë dhe ka plagosur personin A.S (31), i cili është dërguar në spitalin klinik të Shkupit.

I plagosuri ka marrë plagë të rëndë në pjesën e poshtme të barkut.

Sipas Sektorit pë Punë të Brendshme (SPB) në Shkup, deri te ky akt ka ardhur pasi që A.S e ka prishur fejesën me vajzën e I.V.

Janë ndërmarrë masat për ndriçimin e plotë të rastit./Telegrafi/