Plaçkitet “Dërgesa e shpejtë” në Aerodrom


Plaçkitësit kanë marrë 680.000 denarë nga hapësirat e firmës “Dërgesë e shpejtë” në lagjen Aerodrom.

Sektori i Punëve të Brendshme Shkup, deri te Prokuroria Themelore Publike në Shkup, parashtroi padi penale kundër A.R (33) nga Shkupi për shkak ekzistimit të bazave për dyshim se ka kryer vepër penale “plaçkitje” dhe kundër L.A (18) nga Shkupi për shkak bazave për dyshim se ka kryer vepër penale”ndihmim”, ku kanë përfituar pronësi kundërligjshme prej rreth 680.000 denarë.

Më 27 tetor, në bazë të urdhrit gjyqësor është bastisur shtëpia e të denoncuarit A.R në rrugën “Todor Çangov”, ku ka qenë edhe L.A. Gjatë kontrollit janë gjetur armë plastike dhe gjësende që lidhen me veprën penale.

Të dy janë privuar nga liria, ndërsa është bërë edhe identifikimi i të denoncuarve nga ana e të dëmtuarës./Gazeta e Pavarur