Piljakovski: Emri im u keqpërdor në poezitë vulgare të Agjencisë për të rinj dhe sport


Daniel Piljakovski, djaloshi emri dhe mbiemri i të cilit ndodhen si autor i poezive me përmbajtje vulgare dhe diskriminuese kundër shqiptarëve për Tv24 thotë se emri i tij është keqpërdorur. Shoku i tij, Aleksandar Bllazhevski nga Resnja, i cili para disa vitesh i ka mbajtur orë të matematikës ka kërkuar nda Piljakovski të nënshkruhet që ai të mund të konkurrojë në shpalljen e Agjencisë për të rinj dhe sport, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Bllazhevski qenka person i moshës 40 vjeçare dhe për shkak të moshës së tij nuk ka mundur të konkurrojë në këtë shpallje, ku kufiri i moshës maksimale ka qenë 29 vjeç. Piljakovski, i cili është student i farmacisë thotë se në poezitë e botuara është turpëruar e tërë familja e tij dhe këtë rast do ta denoncojë në polici./Telegrafi/

Më shumë detaje rreth këtij skandali që tronditi opnionin vendas në numrin e nesërm të së përditshmes “Nezavisen Vesnik”

Aleksandar Bllazhevski