Petkovski: Ivanovi duhet ta nënshkruaj Ligjin për gjuhët


Ish-kryetari i Kuvendit të Maqedonisë, Tito Petkovski theksoi se presidenti Gjorgje Ivanov është i obliguar që të nënshkruaj Ligjin për përdorimin e gjuhëve, ndërsa më pas të lë Gjykatën Kushtetuese të vendos për kushtetutshmërinë e këtij ligji.

Nëse nuk e nënshkruan, Petkovski thotë se ekzistojnë alternativa të tjera. Petkovski ka qenë kryetar Kiuvendit në vitin 1997 kur ka nënshkruar Ligjin për simbolet e minoriteteve, pasi që presidenti i asaj kohe Kiro Gligorov ka qenë jashtë vendit.
Nëshkrimi në vend të Gligorovit, më pas është hedhur poshtë nga Gjykata Kushtetuese, duke e konsideruar si antikushtetuese veprimet që kishte ndërmarrë atëkohë Petkovski.