Petkov: Maqedonia ka mundësi historike t’i filloj negociatat me BE-në

Bullgaria i mbështet përpjekjet e qeverisë së kryeministrit Zoran Zaev, të institucioneve, sektorit civil dhe mediave me qëllim që Maqedonia të kthehet në rrugën integrimeve euro-atlantike porositi sot ambasadori i Bullgarisë në Shkup, Velikov petkov, duke folur për prioritetet e presidencës bullgare në BE. Sipas ambasadorit bullgar Maqedonia ka mundësi historike që ti fillojë bisedimet me BE-në këtë vit.

Ballkani perëndimor është prioritet qendror i politikës së jashtme bullgare dhe prioritet kyç i presidencës bullgare. Jemi të bindur se BE duhet ta konfirmojë perspektivën evropiane të të gjitha vendeve të Ballkanit dhe t’i përkrah reformat pro-evropian – tehksoi ambasadori bullgar, Velikov Petkov.