Peterle: Maqedonia e Veriut meriton fillimin e negociatave


Kryetari i delegacionit të Parlamentit Evropian për Republikën e Maqedonisë së Veriut, eurodeputeti slloven Alojez Peterele vlerëson se do të ishte e padrejtë nëse vendi ynë nuk merr datë për fillimin e negociatave, por e pranon se ka vende të cilat duan të jemi në paketë me Shqipërinë, njofton korrespondenti i MIA-s nga Strasburgu.

Peterle është i mendimit se vendi ynë i ka të gjitha argumentet në anën e saj që në qershor të marrë vendim pozitiv për fillimin e negociatave.

“Mendoj se do të ishte jokorrekte, e padrejtë dhe e pandershme nëse Maqedonia e Veriut nuk merr datë për fillimin e negociatave dhe mendoj se nuk është mirë që disa vend këmbëngulin të jeni në paketë me Shqipërinë. Unë mendoj se Maqedonia Veriore i ka të gjitha argumentet në anën e saj për të filluar negociatat në qershor. Ky është fillimi, jo fundi i procesit”, tha Peterle.

Sipas Peterles gjatë periudhës së fundit është punuar shumë në vend.

“Është punuar shumë, situata e brendshme është më e mirë, marrëdhëniet bilaterale janë më të mira, shumë punohet në reformat, qeverinë dhe opozita bashkëpunojnë në elementet thelbësore, kështu që mendoj se pas këtyre shumë viteve pritje erdhi koha që Maqedonia e Veriut të kalojë në fazë të re të marrëdhënieve me Bashkimit Evropian”, deklaroi Peterle.

I pyetur nëse vendet anëtare të BE-së do t’i dëgjojnë rekomandimet e eurodeputetëve për hapjen e negociatave, Peterle thotë se ai është i njoftuar mirë me situatën në disa prej vendeve anëtare dhe se gjatë muajve të ardhshëm mund të arrihet progres.

Njëra nga arsyet të mos shpejtohet me datën e negociatave, posaçërisht nga ana e Francës dhe Holandës janë zgjedhjet e ardhshme evropiane në të cilat pritet rritje e euroskeptikëve. Megjithatë Peterle vlerëson se vendi ynë edhe në përbërjen e ardhshme të PE do ta ketë mbështetjen e eurodeputetëve.