Pesë maji shpallet Dita e gjuhës maqedonase


 Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut në seancën e sotme të rregullt të 130-të solli vendim që 5 maji të shpallet Dita e gjuhës maqedonase si festë e karakterit të punës.

“Vendimi që kjo datë të shpallet si Dita e gjuhës maqedonase është në nder të vendimit të Qeverisë popullore të Maqedonisë Federale e cila më 5 maj të vitit 1945 e miratoi alfabetin maqedonas si letër zyrtare, ndërsa pas dy muajsh, Ministria e Arsimit e vërtetoi, drejtshkrimin a parë, me çka u kodifikua gjuha maqedonase”, theksohet në kumtesën nga pres-shërbimi qeveritar.