Pesë “bombat” për rastin “Tender” janë dëgjuar sot gjatë seancës


Me dëgjimin e pesë bisedave telefonike në prani të opinionit Gjykata e vazhdoi punën e lëndës “Tenderët”.

Nga bisedat, katër janë bërë në vitin 2011 dhe në to më së shpeshti bisedojnë  ish ministrja e Kulturës Elizabeta Kançeska Milevska dhe ish ministri i Transportit dhe Lidhjeve Mile Janakieski, ndërsa biseda e pestë  është nga viti 2013 mes Kançeska Milevskës dhe ish ministres së Punëve të Brendshme Gordana Jankulloska.

Në bisedën e parë që ishte prezantuar, përveç Kançevska Milevskës dhe Janakieskit morën pjesë edhe drejtori i NN “Beton” nga Shtipi Ilija Prestilski. Në bisedë Kançevska-Milevska e ka informuar Janakieskin dhe Prestilskin se “në mëngjes do të publikohet tenderi”, por siç potencon,  në të është theksuar gjithçka që ta fitojë “Betoni”. Citojnë se do ta ndjekin punën të mos ketë ngecje dhe se atë ditë i janë transferuar 48 deri në 49 milion denarë. I thotë “bëni punën sikur të jetë gjithçka në rregull”, ndërsa paraprakisht i tregon se do të duhet të shpallet tender i ri sepse gjithçka është kaluar me aneksin.

Në bisedën e dytë mes Kançevska Milevskës dhe Janakieskit ajo e informon Janakieskin se nuk ka asnjë denarë që t’u paguajë dhe se duhet me ribalancin të sigurohen  mjetet,  ndërsa për atë Janakieski i thotë “t’i shesim rrobat e tua që t’u ndihmojmë”.

Në bisedën e tretë mes Kançevska Milevskës dhe Janakieskit, ajo e informon se sa e ka shqetësuar Ilija, të cilin, siç thotë, nuk ka mundur organikisht ta durojë – “më vjen t’ia ngul thikën deri në fund, ndërsa Icen më vjen ta mbys në Vardar”. E informon se ende nuk kanë dalë nga, siç thotë, “ana që shihet nga ty”, ndërsa Janakieski i thotë se “nesër do të dalin, ndërsa nëse jo do t’ua prishin skelën”.

Në bisedën e katërt sërish mes Kançeska Milevskës dhe Janakieskit, ish ministrja e Kulturës i tregon Janakieskit se “Ilija është i  çmendur dhe mendon se ajo ia ka thirrur policinë, i thotë se nuk mundet ta durojë”. Potencon se i ka paguar 50 milionë euro, ndërsa për 20 milionë do të duhet t’ia dalë në krye sepse nuk i ka paratë dhe do të duhet ta presë edhe një muaj. Për këtë Janakieski i përgjigjet se do të duhet ta presë.

Biseda e pestë mes Gordana Jankullovskës dhe Elizabeta Kançeska Milevskës nga viti 2013 në të cilën ish ministrja e Kulturës e informon Jankullovskën se është paraqitur një Nikollçe Cvetanovski nga SPB Manastir i cili ia ka kërkuar dokumentet për ndërtimin e Muzeut të BMRO-së. Në bisedën e ndërsjellë informohet se duhet menjëherë t’ia dorëzojë përderisa vjen, ose sërish,  duhet t’i tregojë se duhet të presë që t’i mbledhë, ndërsa ndërkohë ka kërkuar nga ministrja e atëhershme e Punëve të Brendshme të kontrollojë se për kë bëhet fjalë dhe nëse është “ndonjë komunist”. Ish ministrja e Punëve të Brendshme e këshillon përderisa e merr urdhëresën  t’i thotë se i nevojitet kohë  t’i mbledhë dokumentet dhe të mos i’a japë menjëherë Nikollçe Cvetanovskit, ndërsa ndërkohë, siç thotë, do të kontrollojë kush është ai dhe për çka bëhet fjalë./medial