Përzgjedhja e Elenovskit, Qeveria tregon arsyen

Qeveria e ka zgjedhur Llazar Elenovskin, për përfaqësues special për NATO integrimet në Bruksel, për shkak të përvojës së tij në këtë fushë.

“Konsiderojmë se Elenovski, në bazë të përvojës që e posedon, do të kontribuojë në procesin integrues të RM-së në NATO”, tha zëdhënësi i Qeverisë, Mile Boshnjakovski, duke u përgjigjur në pyetje të gazetarëve në konferencën e sotme për shtyp në Qeveri.

Elenovski, si përfaqësues special i Qeverisë për NATO integrimet në Bruksel u përzgjodh në seancën e djeshme të Qeverisë.

Në seancë u revokuan edhe disa konsull nderi të Republikës së Maqedonisë – Riçard Goldman, Xhejson Miko, Tomas Tanef, Endru Dimitri Pejkod, Lou Vlasho.

“Qeveria i revokoi këta konsuj nderi për shkak të pasivitetit të jashtëzakonshëm”, tha Boshnjakovski.

Konsulli i nderit është funksion për të cilin personat nuk marrin kurrfarë kompensimi nga shteti të cilin e përfaqësojnë.