Përvanov: Zgjidhja e kontestit për emrin nuk duhet të jetë në dëm të Bullgarisë


Zgjidhja për kontestin për emrin midis Maqedonisë dhe Greqisë nuk duhet që të jetë në dëm të Bullgarisë, deklaro në emisionin e mëngjesit në BTV ish presidenti bullgar Georgi Përvanov.

Zhbllokimi i dialogut midis Greqisë dhe Maqedonisë për kontestin për emrin e vlerësoi si mjaft të favorshëm, por shprehu shqetësim për shkak të zgjidhjeve të mundshme që përmenden.

“Më shqetëson  ajo që  fillojnë të zhvillohen bisedime në drejtim të disa zgjidhjeve prej të cilave disa nuk janë të favorshme për palën bullgare”, theksoi ai.

Përvanov, i cili ishte president i Bullgarisë nga vitit 2002 deri në vitin 2012 përmendi se Bullgaria e ka njohur Maqedoninë nën emrin kushtetues.

“Po ne e njohëm Maqedoninë nën emrin kushtetues dhe ishim të parët që e bëmë këtë, por supozimet e zgjidhjeve si Maqedonia e Epërme dhe Maqedonia Veriore janë në favor të Greqisë, por jo në dëm të Bullgarisë”, theksoi Përvanov.

Theksoi se Bullgaria është e interesuar se si do të përfundojnë këto negociata dhe shtoi se në një moment të caktuar duhet që të ketë edhe një lloj pajtimi me palën bullgare.

Sipas tij zhbllokimi i negociatave midis Athinës dhe Shkupit para së gjithash ndodhën për shkak të presionit të Perëndimit, respektivisht të SHBA-së.