Përsëri protesta në Athinë kundër Marrëveshjes së emrit


Komiteti për luftë për karakterin grek të Maqedonisë”, organizatë e cila qëndron pas protestave kundër Marrëveshjes së Prespës, i fton grek nesër pasdite në prag të votimit të rafitikimit të marrëveshjes të dalin në sheshin “Sintagma” para Parlamentit grek që “të shprehin kundërshtimin e tyre për krimin që do të zhvillohet në Parlament”, njofton korrespondentja e MIA-s në Athinë.

“Të mërkurën më 23 janar dhe të enjten më 24 janar, askush prej neve të mos shkojë në punë. Dyqanet, bizneset, shkollat të mbeten të mbyllura, nëpunësit shtetëror të mos paraqiten në shërbimet e tyre, flamuri grek në gjysmështizë të vendoset në çdo shtëpi, kambanat e kishave të bien në shenjë të zisë. Ndaj secilit grek dhe greke, ua kemi borxh atë që lanë familjet e tyre dhe u sakrifikuan për Maqedoninë të mbetet greke, para rreth 100 vitesh”, njoftojnë organizatorët.