Përsëri dështon mbledhja e Komisionit për pajtim


Si duket vazhdojnë përçarjet brenda trupit parlamentar për pajtim dhe integrim. Pas anulimit të mbledhjes së caktuar për të premten e kaluar, trupi nuk do të mblidhet as sot. Burime brenda anëtarëve bëjnë të ditur se përçarjet vazhdojnë dhe se trupi nuk do të thirret pa u kaluar dallimet. Acarimet mes anëtarëve u shfaqën pas arrestimit të ish shefit të DSK-së, Sasho Mijallkov. Jo zyrtarisht, mbledhja do të thirret më 28 nëntor, datë kjo kur VMRO-ja ka paralajmëruar protesta para Kuvendit në vigjilje të një vjetorit të arrestimeve të deputetëve, funksionarëve dhe anëtarëve të VMRO-së, të dyshuar për ngjarjet e përgjakshme në Kuvend.