Përmendorja e Car Samoilit do të zhvendoset në Ohër?

Nga Komuna e Ohrit kërkojnë që përmendorja e Car Samoilit nga Shkupi të dislokohet në Ohër, pasi që vlerësojnë se atje duhet të vendoset ai, transmeton MEDIAL.

Për momentin Ministria e Kulturës po kryen revizion për vendosjen e tij, kurse a do të realizohet kjo zhvendosje nga Shkupi në Ohër e Car Samoilit, mbetet të shohim.