Përleshje fizike mes një udhëtari dhe dy kontrollorëve të NQP-Shkup


Në rrjetet sociale u shfaq një fotografi në të cilën shihet një përleshje fizike e cila ka ndodhur sot pasdite në autobusin me numër 2 mes një udhëtari dhe dy kontrollorëve të NQP-Shkup. Sipas deklaratave të kontrollorëve incidenti ka ndodhur pasi udhëtari pa biletë fizikisht e ka sulmuar njërin kontrollorë, e pastaj kontrollori tjetër i ka dalë në ndihmë kolegut të tij. Sipas Sektorit për Kontroll të Brendshme, udhëtari ka tentuar që të ikë, por menjëherë  është kapur nga ana e një ekipi të MPB-së.

Zëvendës drejtori i NQP-Shkup, Blerim Ismaili për „Nezavisen Vesnik“ tha se po ndërmerren të gjitha hapat e nevojshme në drejtim të zbulimit të fajtorëve. Sipas tij në qoftë se konstatohet se fajtorë janë kontrollorët, atëherë ata do të sanksionohen.

„Dua të theksoj se ekipi i kontrollit të brendshëm menjëherë pas raportimit të ngjarjes, ishte në terren për të dëgjuar faktet dhe në rast se Sektori për Kontroll të Brendshme dhe NQP-Shkup konstaton se fajtorë janë kontrollorët, atëherë për të njejtët do të merren masa disciplinore“.

Ismaili fton të gjithë qytetarët që do të jenë dëshmitarë të incidenteve të ngjashme t’i raportojnë tek ueb faqja zyrtare www.jsp.com ose tek faqja zyrtare në “Fejsbuk” duke theksuar numrin e saktë të autobusit, orën kur ka ndodh incidenti e detaje tjera që siç tha do të analizohen nga ana e organeve kompetente të NQP-Shkup dhe do të ndërrmeren masat e duhura për sanksionimin e të njëjtave.