Përkthehen amendamentet për ligjin e gjuhëve


Kuvendi ka përkthyer mbi 35 mijë amendamentet e VMRO-DPMNE-së për ligjin e gjuhëve. Nga kabineti i kryetarit të Kuvendit, Talat Xhaferi, njoftojnë se “pjesa e përkthimit tashmë është gati ndërsa Kuvendi po punon për përfundimin edhe të procedurave të tjera, që diskutimi për këtë ligj të filloj sa më shpejtë në lexim të tretë në seancë plenare”, raporton Shenja.

Nga kabineti i kryetarit të Kuvendit po ashtu theksojnë se në momentin që të gjitha procedurat të jenë gati, përmes ueb- faqes së Kuvendit, opinioni do të njoftohet menjëherë për caktimin e seancës ku në rend dite është ky ligj.