Përfundon takimi Nimic- Kumucakos, s’jepet deklaratë për mediat


Takimet në Athinë, i dërguari special i KB-së në bisedimet për emrin, Methju Nimic, i filloi me bisedë me përgjegjësin për politikë të jashtme në Demokracinë e Re, Jorgos Kumucakos.

Takimi i cili u mbajt në hotelin në të cilin qëndron ndërmjetësi, njofton korrespondenti i MIA-s nga Athina, përfundoi pa deklarata për mediat.

Për në orën 13.30 sipas kohës lokale është caktuar takimi i Nimicit me shefin e diplomacisë greke, Nikos Koxijas. Sipas kumtesës zyrtare të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Greqisë, Nimic dhe Koxijas, bisedimet do t’i vazhdojnë me drekë pune.