Përfundoi marrja në pyetje e Katica Janevës


Më pak se një orë ka zgjatur marrja në pyetje e ish prokurores speciale publike Katica Janeva në Prokurorinë përkrim të organizuar dhe korrupsion për rastin “Reket”.

Janeva, e cila është e dyshuara e tretë për rastin “Reket”, rreth mesditës me automjet të policisë dhe nën shoqërimin e IPN Burgu Shkup ku është në paraburgim tridhjetlditor, është sjellë në dëgjim në Prokurorinë Publike krim të organizuar dhe korrupsion.

Kjo është deklarata e dytë e Janevës para PP për rastin “Reket” pasi që më 20 gusht të këtij viti ajo u mor në pyetje në cilësinë e dëshmitares, që ditën e ardhshme të arrestohet nga shtëpia e saj në Shkup, ndërsa Prokuroria publike për krim të organizuar dhe korrupsion të informojë se e përhap hetimin për rastin dhe për Janevën si e dyshuar e tretë të kërkojë 30 ditë paraburgim.

Në prokurori dje është marrë në pyetje i dyshuari i parë për “Reket” Bojan Jovanovski – Boki. Ai ishte në prokurori një orë, por nuk ka dhënë deklaratë para prokurorisë.

Pas analizës së përgjithshme të dëshmive të grumbulluara materiale dhe verbale, prokurori kompetent nga PSP për përndjekje të krimit të organizuar dhe korrupsionit Vilma Ruskoska, informoi se ka përfunduar procedura për “Reket” dhe se vijon afati prej 15 ditëve për ekspertizë në dëshmitë për personat e dyshuar të parë dhe e drejta e mbrojtjes të propozojë ligj në dobi të të dyshuarve.

Nga prokuroria thanë se dhënia e dëshmive të personave të dyshuar se është veprim procedural, që nënkupton se mbrojtja, gjegjësisht deklaratë mund të jepet edhe në afatin e vërtetuar ligjor kur kryhet ekspertizë në dëshmi.

Gjatë periudhës së kaluar lidhur me këtë rast në Prokurori dëshmuan biznesmeni Siljan Micevski, moderatorja Lila Filipovska dhe deputetët Frosina Remenski dhe Aleksandar Kiracovski, si dhe kryetarja e Kuvendit të Lidhjes ndërkombëtare Agapi Dika dhe biznesmeni Zoran Azmanov.

Rastin “Reket” Prokuroria për krim të organizuar dhe korrupsion e hapur në korrik të këtij viti janë, kundër Bojan Jovanovski – Boki 13 dhe Zoran Milevski-Kiçeec, që më vonë hetimi të përhapet edhe kundër Katica Janevës. Që të tre janë në paraburgim.