Përfundoi mandati i ndihmësve të Janevës, do të shpërndahen në PTHP-të prej të cilave erdhën


Këshilli i Prokurorëve Publikë sot në seancën e jashtëzakonshme, e cila ishte vazhdim i asaj të së shtunës në të cilën vendosej për shkarkimin e Katica Janevës, solli vendim për ndërprerjen e mandatit të prokurorëve në Prokurorinë Speciale Publike dhe rishpërndarjen e tyre në prokuroritë prej të cilave paraprakisht kishin ardhur.

Siç informoi sot në konferencë për shtyp kryetari i Këshillit, Aco Kolevski, përfundimi i mandatit të tyre është sipas nenit 9, paragrafi katër i Ligjit për PSP-në.

Kolevski theksoi se Këshilli ka konstatuar përfundimin e statusit të ndihmës-prokurorëve të Janevës dhe se prokurorëve Lile Stefanova, Fatime Fetai, Lençe Ristovska, Artan Ajro, Burim Rustemi, Gavril Bubevski, Lubomir Lape, Stefço Donev, Trajçe Pelivanov dhe Elizabeta Josifovska u përfundon funksioni në PSP.

Ai theksoi se vendimi hyn në fuqi prej sot.

Në bazë të vendimit të sotëm Burim Rustemi kthehet në PTHP Kumanovë, Elizabeta Josifovska në PTHP Gostivar, Lubomir Lape në PTHP Kumanovë, Stevço Donev në PTHP Koçan, Fatime Fetai, Gavrill Bubevski, Lençe Ristovska, Trajçe Pelivanov dhe Artan Ajro kthehen në PTHP Shkup, ndërsa për Lile Stefanovskan u soll vendim për ndërprerjen e mandatit në PSP për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit dhe ajo kthehet në PTHP Radovish.

Për atë se çka do të ndodh me lëndët e PSP-së, Kolevski theksoi se kjo bën pjesë në kompetencën e prokurorit shtetëror publik Lubomir Joveski, për të cilin tha se ka të drejtë që një lëndë të caktuar ta shpërndajë te prokurorë të tjerë publikë.

“Referimi kohor është një punë. Kjo do të vijë në rend dite pastaj, megjithatë në këtë moment flas për ndarjen e lëndëve konkrete për punë të prokurorëve konkretë publikë. Këtë të drejtë e ka sipas Ligjit për prokurori publike dhe kjo mund të jetë tani për tani zgjidhje e përkohshme në lidhje me veprimin, ndërsa në kohë të duhur me zgjerimin e numrit të vendeve në Prokuroritë Publike në PTHP për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit do të sillet vendim adekuat”, deklaroi Kolevski.

Në lidhje me dispozitën e Ligjit për PSP-në me të cilën prokurorët duhet të kthehen në prokuroritë ku ka të ardhura të ngjashme, Kolevski tha se Ligji për PSP-në ende është në fuqi juridike dhe për këto shkaqe nuk mund të zbatohet dispozita për shpërndarjen e tyre sipas të ardhurave personale krahasuese.

Ai theksoi se prokurori shtetëror publik Lubomir Joveski nuk ka marrë pjesë në seancën e sotme të Këshillit, sepse ai ishte përjashtuar në lidhje me shkarkimin e Katica Janevës nga prokurori special publike, për shkak të konfliktit të interesave sepse para PTHP-së është ngritur padi penale kundër saj.

“Ne nuk kemi të drejtë të përzihemi në punën e tij, por nëse paraqitet ndonjë nevojë ne jemi në dispozicion që të ndihmojmë që më lehtë të zgjidhet problemi. Jovevski është anëtar dhe do të kërkojmë që ta njoftojë Këshillin për situatën me pranim dorëzimin e lëndëve dhe me prokurorët publikë, të cilët planifikon që t’ia ndajë për punë”, deklaroi Kolevski.

Për statusin e të punësuarve të tjerë në PSP, Kolevski tha se ajo çështje është në domen të Ministrisë së Drejtësisë.

Ekipin e Janevës, i zgjedhur në tetor të vitit 2015 e përbënin prokurorët Lile Stefanova, Fatime Fetai, Lençe Ristovska, Artan Ajro, Burim Rustemi, Gavril Bubevski, Lubomir Lape, Stefço Donev, Trajçe Pelivanov dhe Elizabeta Josofovska. Në fillim të vitit 2016, edhe pse fillimisht i zgjedhur, Janeva kërkoi që të largohen prokurorët Maria Gjorgeva dhe Lejla Kadriu.