Përçarje në VMRO, ikën nga detyra koordinatori i grupit parlamentar


Koordinatori i deritanishëm grupeve të deputetëve të VMRO-DPMNE-së, Ilija Dimovski, dje me kërkesë të tij është tërhequr nga kjo pozitë, konfirmojnë për DW nga partia, njofton Portalb.mk.

Koordinator i ri do të jetë, deputeti Vllatko Gjorçev, ndërkaq duhet të zyrtarizohet sot. Ilija Dimovski dje nuk ka qenë i kapshëm që ta sqarojë vendimin, i cili vjen pas zgjedhjes së liderit të ri të partisë, Hristijan Mickoski. Dimovski dhe disa bashkëpartiakë dhe funksionarë të lartë të paritsë, kërkuan që të anulohet kongresi i partisë, ndërkaq Komiteti Ekzekutiv nuk ua ka pranuar kërkesën, si pasojë të njëjtët e kanë bojkotuar kongresin e partisë.