Përballja e madhe, Reali pret Bajernin, synon finalen e tretë radhazi


Përballje titanësh mund të konsiderohet përballja e mbrëmjes së sotme, mes dy prej ekipeve më të mira në kontinent, Realit dhe Bajernit. Ndeshja e dytë gjysmëfinale e UEFA Champions League, pritet të jetë e fortë për shkak edhe të rezultatit të një jave më parë, në Gjermani. Kampionët në fuqi të Europës, janë të avantazhuar jo vetëm nga rezultatin 1-2 në “Allianz Arena”, por edhe nga faktori fushë.

Gjigantët e Bajernit vijnë me disa mungesa të rëndësishme në repartin e mbrojtjes dhe atë të sulmit. Me mungesën e Boateng dhe Robben, ndoshta do të jetë më e thjeshtë për Realin që të synojë finalen e tretë radhazi për kompeticionin më të rëndësishëm europian.

Gjithsesi, gjithçka është e hapur, ku të dyja skuadrat do të tentojnë për një rezultat pozitiv. /noa.al/