Për trefish më shumë rritet ndihma sociale në Maqedoni


Është rritur për tre herë më shumë, si garancion për të ardhura minimale, për një pjesë të madhe të familjeve me rrezik social, rikualifikim dhe kualifikimi i përfituesve të moshës së punës me qëllim që të mund të kthehen në treg për punë dhe të dalin nga varfëria, si dhe lehtësimin e qasjes për ndihmën e fëmijëve, parashikon sistemi reformator social çka duhet ë fillojë të zbatohet nga 1 janari i vitit të ardhshëm, njofton Telegrafi Maqedoni.

Në pajtim me ndryshimet e zbatuara sot, kryeministri Zoran Zaev, ministrja për Punë dhe Politikë Sociale, Mila Carovska dhe ministri i financave, Dragan Tevdovski, familja katër anëtarësh, me një person të punësuar do të marr 11.700 denarë, ndërsa familja me dy të moshuar dhe dy fëmijë me 10.600 denarë.

Ndërsa rritje të të ardhurave do të ketë edhe për fëmijët. Me lehtësimin e qasjes deri tek të dhënat e fëmijëve, këtë të drejtë do të mund ta shfrytëzojnë 73.500 fëmijë, për dallim nga tani këtë të drejtë e shfrytëzojnë 3.200 fëmijë, ndërsa pagesë për arsim do tu paguhet 64.316 fëmijëve për dallim nga tani ku marrin vetëm 3.800 fëmijë.

Ministrja Carovska tha se e rëndësishme për çdo vend është që të investohet në potencialin njerëzor sepse, siç tha, vetëm investimi në njerëz mund ta ruaj një popull.