Për shkak të zjarrit në “Makstil” koncentrime të shtuara të grimcave PM 10


Inspektorati për mjedis jetësor sot pasdite kumtoi se është kryer mbikëqyrje e jashtëzakonshme inspektuese në fabrikën “Makstil” ku mbrëmë janë djegur mbeturina hekuri.

Gjatë mbikëqyrjes së kryer, për të cilën është përgatitur edhe fotodokumentacion, është konstatuar se zjarri ka shpërthyer në repartin e Çelikut, në vendin ku bëhet e ashtuquajtura grirje e hekurit.

Nga Inspektorati konstatojnë se reparti nuk ka qenë në funksion gjatë ditës kur ka shpërthyer zjarri dhe se më 30 prill kanë marrë njoftim me shkrim nga kompania se reparti nuk punon prej 29 prillit prej orës 22:18.

Nga atje theksojnë se mbrëmë në orën tre pas mesnate, ka pasur koncentrime të shtuara të grimcave PM 10 në ajër. Në vendin matës Gazi Babë janë evidentuar 228,02 mikrogramë në emtër kub, ndërsa në vendin matës Rektorati 137,22 mikrogramë në metër kub.

“Tashmë prej orës 5, është evidentuar ulje e koncentrimeve”, thonë nga Inspektorati, duke shtuar se tek parametrat e tjerë nuk ka paur rritje të koncentrimeve gjatë natës.

Zjarri i cili mbrëmë shpërtheu në Makstil së pari ishte vërejtur nga ana e personave të punësuar rreth orës 21:20, pas çka ka filluar shuarja e tij me aparate zjarrfikëse. Më aps është thirrur Shrëbimi zjarrfikës.

Pas mbledhjes së plotë të të gjitha informatave, nga Inspektorati për mjedis jetësor paralajmërojnë se do të dalin edhe me një kumtesë për udhëheqjen e mëtutjeshme të procedurës inspektuese.