Për pesë vjet në Maqedoni 203 gra kanë vdekur nga karcinomi në qafën e mitrës


Në Republikën e Maqedonisë në periudhën nga vitit 2012 deri në vitin 2016 nga karcinomi në qafën e mitrës kanë vdekur 203 gra, ndërkaq numri i grave të vdekura nga karcinnomi në qafën e mitrës çdo vit po rritet për gjashtë për qind, tregojnë rezultatet e bëra nga Shoqata për emancipim, solidaritet dhe barazi te gratë ESE.

“Edhe krahas kësaj gjendje alarmante, Ministria e Shëndetësisë ndanë mjete dhe u jep mundësi vetëm 28 për qind e grave në moshën prej 24 deri 60 vjet të bëjnë PAP- teste falas përmes Programit për skrining të karcionomit të qafës së mitrës, ndërsa çdo vit ky program përfshin më pak gra nga numri i paraparë dhe shpenzon më pak mjete nga ato që janë ndarë. Në periudhën  prej vitit 2012 deri në vitin 2017, 56 për qind  e grave në moshën prej 24 vjet deri 60 vjet nuk janë ftuar të bëjnë PAP-test falas me Programin për skrining të karcionimit të qafës së mitrës, ndërsa 72 për qind të grave nuk u janë bërë PAP-test përmes Programit në gjashtë vitet e fundit”, thonë nga ESE.

Në periudhën e analizuar, te 13,317 gra apo  mesatarisht në tetë për qind nga strishot e analizuara citologjike janë konfirmuar disa çrregullimet qelizore. Numri më i madh i çrregullimeve qelizore apo 14,9 për qind janë konfirmuar në vitin 2016.

Në analizë thuhet se përfshirja e ulët e grave me Programin për skrining të karcionimit të qafës së mitrës është falë buxhetit të ulët dhe mungesës së gjinekologëve në nivel primar në Maqedoni, ndërsa edhe numrit të vogël të gjinekologjikë të përfshirë në realizimin e programit (85 nga 130).

Nga ESE thonë se njëhrit duhet të krijohet një program kombëtar për skrining të kancerit të qafës së mitrës, ku saktësisht do të definohen kriteret edhe përgjegjësitë e Ministrisë së Shëndetësisë dhe Fondit të Sigurimit Pensional me të cilën do të parandalohet vdekja e parakohshme në Maqedoni.