Pendarovski: Vendi i duhur për takim të liderëve është tek shefi i shtetit


Presidenti i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski konsideron se vendi i duhur për takim të liderëve është tek shefi i shtetit.

“Nuk do të doja ta minoj iniciativën për takim të liderëve për çështje të rëndësishme, megjithatë mendoj se vendi i dukur për takim të liderëve është tek presidenti i shtetit”, thotë Pendarovski në një intervistë për Radion Evropa e Lirë.

“Dua të jem i sinqertë. Mendoj se për disa çështje të rëndësishme, siç është për shembull pozicionimi i ardhshëm i PSP-së në sistemin tonë gjyqësor ose regjistrimin i cili për fat të keq ka filluar të politizohet, edhe pse ligji ende nuk është sjell dhe disa punë të tjera të ngjashme të rëndësishme, mendoj se vendi i duhur për takime është tek presidenti i shtetit”, ka thënë ai.

Pendarovski shton se dyshon se për shkak të ndarjes së madhe politike mes dy partive LSDM-së dhe VMRO-DPMNE-së është i mundur takim nga ai format kur njëra ose tjetra parti është organizatore.