Pendarovski – Tusk: Qytetarët e Maqedonisë Veriore meritojnë ardhmëri evropiane


Presidenti i Republikës së Maqedonisë Veriore Stevo Pendarovski sot realizoi takim me kryetarin e Këshillit Evropian Donald Tusk, në të cilën janë këmbyer mendime për gjendjen e përgjithshme në vend dhe rajon, si dhe për aspiratat e vendit për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

Pendarovski, siç informojnë nga Kabineti i tij, ka potencuar se Maqedonia e Veriut në dy vitet e fundit ka sjellë vendime të vështira për shumë çështje të ndejshme, përfshirë edhe Marrëveshjen e Prespës me Republikën e Greqisë dhe Marrëveshjen për miqësi, fqinjësi të mirë dhe bashkëpunim me Republikën e Bullgarisë, dhe se ka zbatuar reforma thelbësore në shumë fusha kyçe, me të cilën e konfirmoi përkushtimin e saj në procesin eurointegrues.

Në takim, Pendarovski ka shprehur, pritjen se Këshilli Evropian në tetor do t’i valorizojë përpjekjet e vendit dhe do ta verifikojë rekomandimin e dhjetë të Komisionit Evropian përmes përcaktimit të datës për fillimin e negociatave inkuadruese për anëtarësim e Maqedonisë Veriore në Bashkimin Evropian.

Fillimi i negociatave inkuadruese, sipas presidenti Pendarovski, do të jetë impuls pozitiv për realizimin e mëtutjeshëm të reformave thelbësore në vend deri në anëtarësimin e saj të ardhshëm në union, gjë që do të kontribuojë për stabilitetin dhe prosperitetin e përgjithshëm të vendit dhe rajonit.

Presidenti Pendarovski në takim i ka  shprehur falënderim kryetarit Tusk për mbështetjen e tij të qartë dhe të drejtpërdrejtë për ardhmërinë evropiane të Maqedonisë Veriut.