Pendarovski – Riker: Dialog konstruktiv politik për ligje thelbësore reformuese


Vendi ka investuar përpjekje të mëdha që ta tejkalojë situatën status-kuo nga  e kaluara. Tani është e domosdoshme që të gjithë faktorët politikë të punojnë së bashku në të ardhmen evropiane të shtetit, përmes dialogut konstruktiv politik për miratimin e ligjeve thelbësore reformuese, theksoi presidenti Stevo Pendarovski në takimin e sotëm me ushtruesin e detyrës ndihmës-sekretari shtetëror i SHBA-së për Evropën dhe Euroazinë, Filip Riker.

Pendarovski, siç komunikoi Kabineti i tij, ka shprehur pritje se deri në fund të vitit do të përfundojë ratifikimi i Protokollit për anëtarësim në NATO në të gjitha vendet-anëtare, mes të cilave edhe në SHBA, me çka Maqedonia e Veriut do të bëhet anëtarja e 30-të në Aleancë.

Anëtarësimi ynë në Aleancë do të paraqet konfirmim konkret të angazhimeve të SHBA-së për një shtet stabil, të sigurt dhe ekonomikisht të zhvilluar  dhe pasqyrë e vullnetit të shumicës së qytetarëve tanë, të cilët dëshirojnë ta shohin Maqedoninë e Veriut si anëtare e institucioneve euroatlantike”, tha Pendarovski.

Maqedonia e Veriut, shtoi është fuqimisht e përkushtuar në përforcimin e partneritetit strategjik me SHBA-në, me qëllim të nxitjes së lidhjeve akoma më të thella mes dy vendeve mike dhe qytetarëve të tyre.

Shefi i shtetit në takim ka shprehur mirënjohje për mbështetjen pa rezervë dhe ndihmën nga SHBA-ja, sidomos në realizimin e aspiratave tona euroatlantike.

“Në këtë rrugë Maqedonia e Veriut do të vazhdojë të bashkëpunojë me SHBA-në, si aleati ynë shumëvjeçar dhe mbështetës i reformave në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë, sundimin e drejtësisë dhe pavarësinë e gjyqësisë, si dhe në fushën e administratës publike”, porositi presidenti Pendarovski.

Siç theksohet në kumtesë, Riker e ka uruar Pendarovskin për marrjen e funksionit, duke shtuar se  SHBA-ja do të vazhdojë fuqimisht t’i mbështesë reformat demokratike në vend, me qëllim të integrimit të saj në organizatat euroatlantike.