Pendarovski: Referendum për emrin patjetër duhet të ketë


Kordinatori nacional për në NATO, Stevo Pendarovski në intervistë për RTM tha se për tejkalimin e dallimeve për emrin, patjetër të shkohet në referendum, transmeton Zhurnal.

“Referendum për emrin patjetër duhet që të ketë, këtë e thanë edhe ministrat me resor. Në fund të rrugës patjetër duhet që të ketë, kuptohet nëse paraprakisht fitojmë, unë do thoja një propozim normal i cili do të shkonte në referendum” tha Pendarovski.