Pendarovski: Populli është i lodhur nga pritja e datës për negociata

Presidenti Stevo Pendarovski nga Brukseli ka thënë se “lodhjen nga zgjerimit” që i referohet Bashkimi Evropian ndjehet edhe në Maqedoninë e Veriut, e cila ndodhet në dhomën e pritjes që nga viti 2005.

Pendarovski në një konferencë të organizuar nga tink-tenk “Miqtë e Evropës”, duke iu përgjigjur pyetjeve të audiencës, përmendi se Maqedonia Veriore, pas katërmbëdhjetë vitesh dhe dhjetë rekomandimeve pozitive nga Komisioni Evropian, është një mbajtës rekordi në pritjen e negociatave aderuese me Bashkimin Evropian.

“Lodhja  nga zgjerimi është tek të dyja palët , BE thotë se pranimi i disa vendeve gjatë zgjerimit të madh në lindje nuk ka dhënë rezultate të kënaqshme, por tek ne populli  është lodhur me pritjen”, u përgjigj presidenti Pendarovski.

Ai përmendi se janë plotësuar të gjitha reformat  që kërkohen nga Maqedonia e Veriut për fillimin e negociatave dhe se vendi ka  dërguar mesazh për kontestin me emrin.

“Çfarë do të ndodhë tani? Duhet të presim përsëri? Kush është i lodhur ? “, pyeti Pendarovski.

Ai theksoi se ai mbështet plotësisht hapjen e negociatave të BE-së me Shqipërinë, por theksoi se disa elita në pushtet në Bashkim dyshojnë se çfarë mund të ndodhë nëse Shqipëria dhe Maqedonia Veriore janë të ndara në procesin e marrjes së bisedimeve të anëtarësimit.

“Disa thonë se nuk është mirë që të ndahen të dy vendet, nëse merret parasysh se në muajt e ardhshëm, komuniteti ndërkombëtar duhet që të ballafaqohet me çështjen kosovare dhe ta sjellë Prishtinën dhe Beogradin në një  zgjidhje të përbashkët dhe argumenti  i tyre është se pa përkrahje serioze nga Kosova, dhe para së gjithash nga Republika e Shqipërisë,  kosovarët nuk do të  hynë seriozisht në këto negociata. Ka disa argumente këtu, por nga ana tjetër nëse merren parasysh arritjet, ne bëmë gjithçka  që  duhet të bënim dhe bëmë edhe  diçka që askush nuk e ka bërë – e ndryshuam emrin e vendit tonë “, deklaroi presidenti Pendarovski.

Ai shtoi se ai u shpjegoi votuesve të tij se vendimi për të ndryshuar emrin e shtetit është bërë për shkak të Bashkimit Evropian dhe se nëse BE nuk jep pjesën e saj, njerëzit do të kërkojnë një alternativë.

“BE-ja  e tha atë që tha qershorin e kaluar, ne bëmë atë që bëmë, Shqipëria bëri atë që bëri në vitin e kaluar, atë që duam është një shans i drejtë, na gjykoni për meritat apo gabimet nëse ka, por  ju lutem mos na thoni se tani po vijnë pushimet verore, vjen një Komision i ri Evropian, duke u përmendur kështu seanca e vjeshtës së Bundestagut, theksoi Pendarovski.

Ai shtoi se qershori i 2019, si një datë në Konkluzionet e Këshillit të BE të vitit të kaluar mbi vendimin për negociata u zgjodh për shkak të zgjedhjeve për Parlamentin Evropian.

“Thanë menjëherë pas zgjedhjeve evropiane, tani zgjedhjet kanë kaluar dhe ne po presim”, tha Pendarovski dhe kujtoi se mesazhi i kryetarit evropian Donald Tusk këtë mëngjes ishte pikërisht se “problemi nuk qëndron tek ju, por tek ne”.

Sipas Presidentit të Maqedonisë së Veriut, duhet të kihet parasysh gjithashtu se një pjesë e madhe e qytetarëve pro-evropianë kanë humbur shpresën në idenë evropiane, duke gjykuar nga rezultatet zgjedhore të referendumit dhe zgjedhjeve presidenciale.

Sipas tij , Maqedonia e Veriut nuk ka plan B nëse nuk ka negociata me BE-në këtë verë.

“Unë nuk shoh ndonjë alternativë tjetër, tha Pendarovski, dhe paralajmëroi se në periudhën e ardhshme do të jetë shumë e rëndësishme se çfarë do të ndodhë mes Kosovës dhe Serbisë.

Në këtë kontekst ai vlerësoi se ideja për këmbimin e territoreve është “një prej ideve më të tmerrshme”.