Pendarovski: Pa ftesë për në NATO do të përballemi me sfida ekonomike dhe ndëretnike


Stevo Pendarovski, bashkërendues kombëtar për NATO, deklaron se Maqedonia do të përballet me sfida në marrëdhëniet ndëretnike dhe në ekonomi, nëse nuk merr ftesë për në NATO në Samitin e korrikut.

Sipas tij, Maqedonia i plotëson kushtet për në NATO, por nëse nuk e merr ftesën, sigurisht se sfida nuk do të jetë ruajtja e integritetit dhe sovranitetit territorial, pasi që nuk ka kërcënime të tilla.
Pendarovski vlerëson se anëtarësimi në NATO do të ishte shtytje për ekonominë, në aspekt të investimeve të jashtme, të cilat shumë lehtë vijnë, nëse vendi bëhet pjesë e një regjimi më të gjerë, stabil dhe të sigurisë./Telegrafi/