Pendarovski: Nuk ka asnjë vërejtje për Musliun si profesionist dhe si njeri


Фото: Б.Грданоски

Presidenti i shtetit Stevo Pendarovski sot informon se në bisedimet e gjata dhe konstruktive me zyrtarë të lartë të BDI-së ishin sqaruar disa elemente të rëndësishme për emërimin e Eroll Musliut për drejtor të Agjencisë për Zbulim.

“Iu thashë zyrtarëve të BDI-së se kisha proces të gjatë të konsultimeve me faktorë të rëndësishëm të vendit dhe jashtë vendit në lidhje me atë zgjedhje kadrovike sepse është me rëndësi të madhe në secilin shtet në këtë rajon turbullues dhe nuk mora asnjë vërejtje për të si profesionist dhe si njeri”, u përgjigj Pendarovski në pyetjen e gazetarëve pas takimeve të sotme në Ministrinë e Mbrojtjes.

Në takimet me zyrtarët e  BDI-së, menjëherë pas daljes në opinion me vërejtje dhe pyetje për emërimin e Musliut, Pendarovski ka sqaruar se përveç që ka referenca të pakontestueshme profesionale, ai ka pasur edhe mbështetje të pandarë nga, siç tha, partnerët dhe shërbimet tona kyçe me të cilat bashkëpunojmë me vite.

“Në lidhje me vërejtjet eventuale të cilat ato i kishin, se a ka marrë pjesë Musliu në disa ngjarje të mëparshme me karakter të sigurisë, sqaruam se informacionet shtesë të cilat ua sigurova unë se ai njeri nuk ka kurrfarë kontakti me ato ngjarje, e jo mo të jetë organizator në cilin do nivel, të merr pjesë në ato punë”, theksoi Pendarovski.

Presidenti Pendarovski theksoi se nëse dikush del me të dhëna të kundërta dhe jep të dhëna se nuk është ashtu siç mendon, edhe një herë do t’i shqyrtojë dhe do të sjellë vendim të ri.

Potencon se për herë të parë nga pavarësia e shtetin tonë kemi një drejtor shqiptar në Agjencinë për Zbulim