Pendarovski: Nga Brukseli pres mbështetje të plotë për datën


Shefi i shtetit Stevo Pendarovski i cili nesër udhëton në Bruksel, pret se në takim atje do të merr konfirmim të plotë se Maqedonia e Veriut do të merr datë për fillim të negociatave.

Kjo do të jetë vizita e parë zyrtare në Bruksel, pasi ka marrë pozitën e presidentit, ndërsa në intervistën për Doçje Çele të publikuar sot thotë se gjatë takimeve në Bruksel me përfaqësues të lartë të BE-së dhe NATO do t’u tregojë se vendi do t’i përmbush pjesën e saj të detyrave.

“Vizita sjell porosi simbolike dhe është me agjendë precize dhe qëllim t’u themi të gjithëve me të cilët do të kemi takime, veçmas presidentit të Këshillit Evropian Donald Tusk se RMV e ka plotësuar në tërësi pjesën e saj të detyrave. Qartë të përcjellim se si ne shohim konstelacionin e përgjithshëm të aspekteve dhe sfidave politike e të sigurisë që ekzistojnë në Ballkanin Perëndimor. Këtu mendoj në argumentin se jemi vend i vetëm në rajon ku opozita është në Parlament, ku funksionojnë të gjitha institucionet, e vetmja që nuk ka asnjë çështje të hapur me fqinjët”, ka thënë në intervistën për Doçje Vele, të cilën e përcjell MIA.

“Pres që në takimet në Bruksel të marr konfirmim të plotë se përcaktimet e gjithë aktorëve atje, pa përjashtim janë në drejtim të asaj se vendi do të merr datë për fillim të negociatave dhe kjo jo vetëm për shkak të mjedisit më të gjerë, por të faktit se atë e kemi merituar”, ka thënë shefi i shtetit.

Lidhur me zhvillimet në Bundestagun gjerman, ku dolën së fundmi mosmarrëveshje rreth datës së RMV-së, Pendarovski ka thënë se deri në këtë moment asnjë politikanë evropian dhe asnjë parti e madhe politike në Evropë nuk është kundër që vendi të merr datë për fillim të negociatave.

“Konkretisht Gjermania çdoherë ka qenë dhe jam i bindur se do mbetet një nga shtetet kryesore të cilat e përkrahin RMV-në në rrugën tonë drejt anëtarësimit të plotë në BE dhe NATO. Së shpejti pres takim me presidentin federal Shtajnmajer në Berlin ku jam i bindur se do të riafirmohet aleanca strategjike mes Maqedonisë së Veriut dhe Gjermanisë”, ka thënë ai.

Shumë me rëndësi, sipas tij që ne si shtet i kemi plotësuar edhe dy komponentët- reformat që duhet t’i zbatojë çdo shtet që të merr raport pozitiv i notuar në Raportin e KE-së dhe vullnetit politik.

Anulimi eventual, thekson presidenti do të lidhej me çështjet dhe procese që janë jashtë ndikimit tonë, ndërsa rreth mundësisë data për vendin të lidhet me Shqipërinë, shton se me këtë shtet kemi marrëdhënie të shkëlqyeshme.

“Do të ishte mirë të ecim rrugës drejt BE-së bashkë me miqtë tanë nga Shqipëria, por a do të ishte e ndershme ndaj Shqipërisë dhe qytetarëve të saj disa prej tyre para dhjetë vitesh të kërkonte ata të mos hynin në NATO, pasi ne kishim problem me Greqinë dhe se edhe ata duhet të presin derisa e njëjta nuk zgjidhet. Mbetemi partnerë, kemi synime të njëjta para nesh, edhe Shqipëria mori rekomandim të qartë, Këshilli evropian të sjell vendim pozitiv që të marrin datë për fillim të negociatave dhe ajo duhet të ndodhë edhe për ata dhe për ne”, shpjegon Pendarovski për Dojçe Vele.

Ka shtuar se i ka nisur konsultimet me Qeverinë dhe MPJ-në për plotësimin e vendeve të zbrazëta të ambasadorëve, ndërsa së shpejti pret listë të harmonizuar prioritare për përfaqësitë diplomatike- konsullore të cilat duhet sa më shpejt të plotësohen. Thekson se për momentin të zbrazëta janë më shumë se njëzet vende, ndërsa pret grupi i parë i ambasadorëve të niset në detyrë në fillim të vjeshtës.