Pendarovski: Në mandatin tim nuk ka gjasa teorike të amnistoj kriminelë


Në mandatin tim nuk ka gjasa teorike të amnistoj kriminelë të cilët duan të vrasin njerëz të tjerë, qytetar të këtij vendi, porositi kandidati presidencial i LSDM-së dhe koalicionit, Stevo Pendarovski, në tribunën e sontme në komunën e Gjorçe Petrovit, duke u përqendruar në informacionet e sotme se në Kabinetin presidencial kanë mbërritur kërkesa për falje për ngjarjet e 27 prillit në Kuvend.

Ky njeri, theksoi Pendarovski, tetë vite ishte i shurdhër si peshk për të gjitha zullumet të cilat i bëri ai pushtet, ndërsa gjatë dy viteve të fundit bëri gjithçka për ta penguar progresin.

“E gjithë kjo do të përmirësohet në javën e parë të mandatit tim dhe do t’i kthehet popullit ajo që i takon”, tha Pendarovski.

Jemi shumë afër, theksoi, shumicës e cila do t’i mundësojë jetë të mëtejme Prokurorisë Publike Speciale (PPS) e cila do të vazhdojë t’i përndjekë kriminelët e asaj kohe pasi vetëm një pjesë e vogël e kriminelëve janë hetuar, dhe e cila do të bëjë gjithçka si organ shtetëror zyrtar në kuadër të prokurorisë së rregullt që ato para t’i kthejë mbrapa. Ato janë para tonat të përbashkëta dhe nuk duhet t’i mbajnë ata, potencoi Pendarovski.

Pas ftesës për anëtarësim në NATO vitin e kaluar, theksoi Pendarovski, shteti i shënoi treguesit më të mirë ekonomik në 15 vitet e fundit.

Ai bëri thirrje që më 21 prill dhe më 5 maj, t’i jepet mbështetje për hapërim të suksesshëm nëpër rrugën e drejtë. Në këtë kontekst bëri thirrje edhe për dalje të madhe në zgjedhje.

Ai porositi edhe se mënyra e vetme për ta ndaluar trendin e shpërnguljes masive të të rinjve është sa më parë t’i bashkohemi Bashkimit Evropian. Në këtë drejtim, theksoi, dera e parë dhe parakushti i parë është anëtarësimi në NATO, fillimisht shkon stabilizimi dhe siguria e shtetit ndërsa më pas zhvillimi dhe demokracia.

Shteti ynë, potensoi Pendarovski, është i vetmi në Ballkanin Perëndimor që prodhon lajme të mira.