Pendarovski: Më 5 maj të dalim dhe të japim përkrahje për konceptin “një shqoëri për të gjithë “


Kandidati i përbashkët për presidentin и LSDM-së dhe koalicionit Stevo Pendarovski  tribunën e sotme në komunën e Karposhit në Shkup u bëri thirrje qytetarëve që të dalin më 5 maj për konceptin e tij të “një shoqëri për të gjithë”.

“Shansi i fundit do të jetë që më 5 maj të dalim dhe t’i japë mbështetje këtij koncepti, jo Stevo Pendarovskit, por gjithë filozofisë politike që Maqedoninë e sjell në Evropë, kështu që më 6 maj nuk do të zgjohemi të befasuar se si është e mundur që Gruevski dhe familja mund të kthehen në pushtet, sepse kemi mbetur në shtëpi dhe kemi menduar se vetëm me nuanca ndryshojnë opsionet politike”, tha Pendarovski.

Këtu, siç shtoi ai, ka të bëjë çështja e ndryshimit në klasa dhe në kategori, dhe jo në nuanca. “Këta njerëz nuk duan të shkojnë në Evropë, nuk duan që të gjithë të jenë të barabartë në shoqëri dhe nuk janë të interesuar për konceptin “një shoqëri për të gjithë”. Ata vetëm kujdesen që Gruevskin ta kthejë nga Budapesti dhe përmes çirakëve ë tij të sundojnë në Maqedoni”, tha Pendarovski.

Ai vuri në dukje se vota për Gordana Siljanovska Davkovën është votë që Nikolla Gruevski të kthehet në pushtet dhe Gjorge Ivanov të vazhdojë të sundojë.

Duke komentuar rreth raundit të parë të zgjedhjeve, ai tha se ka disa kategori qytetarësh që kanë qëndruar dje në shtëpi.

“Dje kemi fituar një nukmër votash që është përtej pritjeve tona. Numri i votave është kapital i jashtëzakonshëm dhe ata që nuk votojnë e dinë se ky opsion është i vetmi që na sjell përpara. Koncepti i opozitës pengon kohezionin e brendshëm të shoqërisë sonë, nuk i trajton të gjitha komunitetet etnike si të barabarta, sjell prapambetje në aspektin ekonomik, na kthen në kohë konflikti dhe nuk mund të na sjellë aspak pranë institucioneve euroatlantike”, tha Pendarovski.

Në tribunë, ai theksoi se ka dy shtylla në të cilat vendi mund të mbështetet dhe të zhvillohet.

“Brenda vendit, bashkëpunim, një kohezion ndërmjet të gjithëve pavarësisht përkatësisë etnike dhe fetare dhe jashtë – integruim i plotë  euro-atlantik”, tha Pendarovski.

Duke folur në tribunën në Karposh, zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Mbrojtjes Radmilla Sekerinska e kërkoi mbështetjen e qytetarëve për një mandat në të cilin, siç tha ajo, atë që në dy vitet e fundit kanë bërë për vendin duke zgjidhur çështjet e hapura me fqinjët dhe duke e çuar vendin në anëtarësim NATO dhe negociatat me Bashkimin Evropian, ta bëjnë për çdo qytetar në të.

Qytetarët thanë, në raundin e parë, na dërguan mesazhin se ata janë pak dhe janë të pakënaqur me atë që kemi bërë. Kjo, sipas saj, është e drejtë, dhe qeveria në të ardhmen do të punojë për të zvogëluar këtë pakënaqësi. Por tani, theksoi Shekerinska, ne kemi nevojë për një mandat për të përmbushur detyrimin për të ikur përgjithmonë  regjimi i Nikolla Gruevskit, por edhe ndjekësit e tij.

Edhe ajo, si Pendarovski, mendon se vota për Gordana Siljanovska – Davkovën është një votë për rivendosjen e sundimit të regjimit të Gruevskit, diçka që në asnjë rast nuk duhet të ndodhë që të kthehen ditët e këqija.