Pendarovski: Mbështes, por nga ky pozicion nuk mund të udhëheq ndryshimin e Kodit Zgjedhor


Presidenti Stevo Pendarovski sot deklaroi se nga pozita në të cilën gjendet mund vetëm të mbështesë nisma për ndryshime në Kodin Zgjedhor për të ulur numrin e njësive zgjedhore.

“Unë nga kjo pozitë në të cilën gjendem mund vetëm të përkrah nisma të kësaj natyre. Kuptohet se nuk mund të udhëheq proceset politike. Unë dhashë tashmë një deklaratë pasi që disa subjekte politike erdhën tek unë me këtë kërkesë, sepse më herë si kandidat në zgjedhjet e kaluara unë isha pro, edhe tani jam pro, megjithatë i lë ato subjekte politike  ta ecin punën më tutje në bashkëpunim me disa organizata ndërkombëtare të cilat merren me këtë – reforma në sistemet zgjedhore në shtetet në tranzicion”, tha Pendarovski.

Ai tha se nëse është e nevojshme pjesëmarrja apo mbështetja e tij e mëtutjeshme në cilëndo fazë në këtë proces, ai do të merrte pjesë dhe do të thoshte se çfarë mendon, që është për të mirën e përgjithshme të demokracisë.

“Megjithatë, nuk do të dëshiroja që nga pozita e presidentit të udhëheq në atë proces politik, sepse mendoj se kjo çështje është çështje e partive politike”, tha Pendaroski pas vizitës së tij në kufirin jugor në Gjevgjeli. f