Pendarovski ka një “yugo”, gruaja e tij “reno megane”, ndërsa kanë kursyer 15.000 euro


Kandidati për president i koalicionit qeverisës, Stevo Pendarovski në listën anketuese të cilën e ka paraqitur deri tek Komisioni për Antikorrupsion si koordinator nacional për antarësimin e vendit në NATO, ka thënë  se si pronë të tij ka veturën “yugo tempo” i cili është i vjetër 20 vjet dhe është vlerësuar 1000 euro. Nuk ka paraqitur pasuri të patundshme, megjithatë në listë ai ka theksuar se ka kursyer 12,230 euro. Ndërsa gruaja e Pendarovskit drejton “reno megane” të vitit 2005, ndërsa ka paraqitur se ka kursyer edhe 3000 euro.