Pendarovski: Jemi të gatshëm për anëtarësim në NATO


“Republika e Maqedonisë është e përgatitur politikisht dhe ushtarakisht që të bëhet anëtare e plotë e NATO-s, pasi që të jetë mbyllur i tërë procesi me Marrëveshjen e Prespës”.

Kështu ka thënë mes tjerash koordinatori i Maqedonisë për në NATO, Stevo Pendarovski, duke folur për gatishmërinë e vendit për t’u bë anëtare e 30-të e NATO-s në një intervistë për TV Tellma, njofton Koha.

Sipas tij, nuk parashikohen probleme më të mëdha me Greqinë lidhur me sigurimin e mbështetjes për Marrëveshjen e Prespës, pasi që e njëjta të jetë ratifikuar në Maqedoni.

Pendarovski në intervistë ka folur edhe për sfidat e mëtutjeshme të Republikës së Maqedonisë drejt anëtarësimit të plotë në NATO.