PE-ja e mbështet hyrjen e Bullgarisë dhe të Rumanisë në Zonën Shengen


Shumica e grupeve parlamentare në Parlamentin Evropian sot e mbështetën Rezolutën me të cilën kërkohet që Bullgaria dhe Rumania të bëhen anëtare të Zonës Shengen.

Kundër qëndrimit të tillë u deklaruan vetëm grupet parlamentare të Reformatorëve dhe konservatorëve evropianë (ERC) dhe Evropa e lirisë dhe demokracia e drejtpërdrejtë (EFD2).

Të gjitha grupet tjera vlerësuan se Bullgaria dhe Rumania i kanë plotësuar kushtet dhe se Këshilli i BE-së duhet të sjell vendim që ato të bashkohen drejt Zonës Shengen.

Sipas tyre, Kroacia gjithashtu duhet të bëhet anëtare e Zonës Shengen, menjëherë pasi të jetë gati për këtë.

Debati i sotëm në PE për këtë çështje ishte në iniciativë të grupit të Socialistëve dhe demokratëve (SD).

Sipas kryetarit të grupit parlamentar të SD-së, Xhovani Pitela, pranimi i Bullgarisë dhe Rumanisë në Zonën Shengen “është në dobi të Evropës dhe të sigurisë së saj”.