PDSH në Kumanovë dhe Likovë zgjodhi krerët e degëve


Në vazhdën e përgatitjeve të kongresit të shtatë të Partisë Demokratike Shqiptare dje (25.07.2018) u mbajtën kuvende të rregullta të degëve të PDSH-së në Kumanovë dhe Likovë.

Punimet e këtyre kuvendeve i ndoqi kryetari i partisë, z.Menduh Thaçi, si dhe kryetari i këshillit për organizimin e kongresit të partisë, z.Azem Sadiku.

Në kuvendin e degës së Kumanovës për kryetar të degës u zgjodh Halil Kurtishi, kurse në Likovë për kryetar u zgjodh Ragmi Isufi. Gjithashtu në këto kuvende u zgjodhën kryesitë e degëve,  delegatët e kongresit, si dhe propozimet për anëtarë të kuvendit qendror të Partisë Demokratike Shqiptare.

Kryetari i PDSH-së Menduh Thaçi pasi përshëndeti punimet e kuvendeve vlerësoi se janë momente shumë të rëndësishme për vendi dhe rajonin, si dhe theksoi se procesi Euro-Atlantik është prioritet absolut për Partinë Demokratike Shqiptare dhe shqiptarët e Maqedonisë, andaj në këtë drejtim kërkoi një mobilizim dhe angazhim maksimal të strukturave partiake, duke shtuar se dyert e PDSH-së janë të hapura për të gjithë shqiptarët pa marrë parasysh bindjet e tyre politike./Medial