PDSH: Me fitoren e Pendarovskit rrumbullakohet procesi i anëtarësimit të vendit në NATO


 Me fitoren e kandidatit të përbashkët qeveritar rrumbullakohet procesi i anëtarësimit të vendit në NATO me të cilin i jepet edhe një goditje tentimit për ndërhyrje e politikës së Rusisë në këto hapësira, deklaroi në konferencën e për shtyp pas përfundimit të raundit të dytë të zgjedhjeve presidenciale, zëdhënësi i Shtabit Qendror Zgjedhor të PDSH-së, Luan Tresi.

Sipas tij tashmë nuk duhet të ketë pengesa  për rrugën edhe më të sigurt drejt Bashkimit Evropian.

Ai në emër të shtabit qendror zgjedhor të Partisë Demokratike Shqiptare i shprehu falënderim të veçantë për gjithë ata shqiptarë që dolën në votime dhe kontribuan që të mundësohet zgjedhja e presidentit të Maqedonisë Veriore.