PDSH-ja propozon ligj për zyrtarizimin e shqipes


Partia Demokratike Shqiptare do të propozojë ligj për zyrtarizimin e gjuhës shqipe. Deputetja e kësaj partie Merale Uzeiri në Komisionin parlamentar për sistem politik, bëri të ditur se PDSH-ja e vlerëson si jo të mjaftueshëm propozim ligjin për përdorimin e gjuhëve i cili ndodhet aktualisht në procedurë parlamentare. Sipas partisë opozitare, propozimi i tyre do të zyrtarizojë gjuhën shqipe në nivel republikan duke adresuar kritika të ashpra deri tek shumica parlamentare pasi sipas tyre avancimi nuk do të thotë zyrtarizim. PDSH-ja votoi leximin e parë të propozim ligjit për përdorimin e gjuhëve, ndërsa në leximin e dytë nuk propozoi amendamente për të njëjtin.