PDSH hyn në Qeveri në vend të Aleancës për Shqiptarët?

Nëpër shumë media në vend po shpekulohet se Ziadin Sela nga nesër nuk do të jetë pjesë e Qeverisë Maqedonase. Ai sot pritet të kthehet nga SHBA-të, ndërsa përderisa ai ka qëndruar atje, “kundërshtarët” nuk kanë fjetur.
Përflitet që LSDM tashmë ka zgjedhur emrin e ministrit të ri të shëndetësisë, dikasker ky me të cilin deri më tani ka udhëhequr Aleanca për Shqiptarët.

Nga SHBA sela ka deklaruar se Vesel Memedi nuk është më deputet i Aleancës por deputet i BDI-së dhe kur të merret parasysh kjo deklaratë dhe marrdhëniet e ftohura mes Memedit dhe Selës mund të kuptohet se Sela ka një deputet më pak në Kuvend dhe kjo krijon mundësi shumë të mirë për Zaevin që ta “shkëmbejë” Selën me PDSH-në e Menduh Thaçit, me të cilin pritet të ketë më lehtë për të bërë pazare.

Pritet që nesër Zaev ti ofrojë Selës pozitën e zëvendëskryeministrit për investime të huaja, ndërsa t’i marrë ministrinë e Shëndetësisë. Në lidhje me këtë nga partia e Selës disa herë kanë deklaruar se nuk heqin dorë nga ministria e Shëndetësisë me asnjë kusht, që do të thotë se skenari i largimit nga qeveria në shenjë paknaqësie është mjaft real.

Këtë gjë do të mundohet ta shfrytëzojë Menduh Thaçi i cili nuk është edhe aq “i dukshum” nga hijet e opozitës, ndërsa duke qenë pjesë e qeverisë do të mundohet të rifitojë elektoratin e madh që ka humbur viteve të fundit. Gatishmëria e Thaçit për të bashkëpunuar pa kërkuar shumë i jep një mundësi të mirë Zaevit që të “heq qafe” Aleancën që kërkon shumë kushte dhe shumë punë.