Pavlevski për “Nezavisen Vesnik”: Edhe një ditë burg është shumë për Boban Iliqin


Avokati i të akuzuarit, Boban Iliq i cili sot në gjykatën e Kumanovës u gjykua me gjashtë vite burg për shkak të vdekjes së Almir Aliut, është i pakënaqur nga vendimi i Gjykatës. Ai njofton se do të paraqesë ankesë. Në deklaratën për “Nezavisen Vesnik”, Stefan Pavlevski tha se nuk bëhet fjalë se a është dënimi i lartë apo i ulët, por pse Iliq është shpallur për fajtor.