Pavle Bogoevski dha dorëheqje nga funksioni i deputetit

Bogoevski dha dorëheqje, do ta aktivizojë pas votimit të heqjes së imunitetit të Gruevskit

Deputeti dhe kryetar i Komisionit për Çështje të Rregullores, Mandatit dhe Imunitetit,  Pavle Bogoevski dha dorëheqje nga  funksioni i deputetit.

Nga foltorja në seancën e sotme të Komisionit ai tha se dorëheqja do të aktivizohet pas seancës plenare kuvendore në të cilën do t’i merret mandati deputetit, Nikolla  Gruevskit.

Dorëheqjen, siç tha, e jep për shkaqe morale dhe etike.

“Vota për t’ia marrë mandatin Nikolla Gruevskit do të jetë vota ime e fundit në këtë Kuvend. Këtë vendim e solla menjëherë pas skandalit në momentet kur jam paraqitur vetë në polici. Fakt është se pa dallim shkaqeve për furnizimin e vajit prej kanabisit për një person të afërt dhe askujt prej jush nuk ua dëshiroj këto shkaqe, unë kam kryet akt të kundërligjshëm. Kjo është gjëja e parë. E dyta, funksioni im i deputetit për fat të keq mund të perceptohet se do të ndikojë ndaj procedurës që organet e udhëheqin për mua për incizimin ilegal, por edhe kundër meje për furnizimin e kanabisit, gjegjësisht procedurën të cilën e kam iniciuar unë. Nuk dëshiroj që funksioni im të ndikojë ndaj organeve të gjyqësisë. Edhe njëherë do ta shfrytëzoj këtë rast që t’u bëj thirrje organeve të përndjekjes tërësisht ta hetojnë rastin për përgjegjësinë time, por edhe për përgjegjësinë e atyre që në mënyrë të jashtëligjshme kanë incizuar dhe publikuar”, tha Bogoevski.

Arsyeja se pse vendimin e kumton tani dhe jo menjëherë pas zbulimit të rastit, siç theksoi është për dy arsye të mëdha.

“Fillimisht për mua ishte shumë e rëndësishme të marrë pjesë deri në fund në procesin e reformave të shërbimeve për zbulim, ndërsa së dyti kjo seancë është arsyeja se pse nuk e kam kumtuar menjëherë. Prita që i gjithë opinioni të shohë se sa larg do të shkojë paturpësia dhe të shohin se bëhet fjalë për hajkë dhe për masa dhe aktivitete të drejtuara nga mbrojtja e kryeministrit tuaj në arrati Nikolla Gruevski. Më nuk është  pyetja nëse Pavle Bogoevski ka legjitimitet ta udhëheqë komisionin i cili do t’ia marrë mandatin Nikolla Gruevskit, e as nëse Pavle Bogoevski do të vazhdojë të jetë deputet. Tani pyetja është nëse deputetët e VMRO-DPMNE-së do të tregojnë një grimë të etikës dhe moralit me të cilën me paturpësi vepruan këto dy javë dhe nëse do ta mbrojnë kriminelin në arrati, Nikolla Gruevski ose do t’i marrin mandatin, pasi të mos gënjehemi, nëse në Kuvend nuk ka vend për një njeri i cili e ka shkelur ligjin për të blerë vaj kanabisi për një person të afërt të sëmurë sigurisht se nuk ka vend për një deputet i cili paratë e qytetarëve i shpenzon për të paguar hotelin derisa është në arrati nga drejtësia e vendit”, tha Bogoevski.

Ky hap i Bogoevskit pason pas reagimeve në opinion pas  audio-regjistrimit të publikuar me bisedën e tij.

Seanca që sot duhej të mbahej, ndërsa në të cilën në rend dite është propozimi për marrjen e mandatit të deputetit të Gruevskit, Bogoevski e ndërpreu dhe ajo do të caktohet në mënyrë plotësuese.