Pas“kartonit të kuq” nga BDI, Sela në “sulm” për partneritete të reja


Nga Aleanca për Shqiptarët janë decid se kryeministri Zoran Zaev nga BDI-ja u vendos në pozitë të vështirë dhe për këtë shkak Zaev u detyrua t’ia merr Aleancës Ministrin e Shëndetësisë.

Këtë për Televizionin Telma e deklaroi ish-ministri për shëndetësi Arben Taravari. Duke paralajmëruar largimin nga qeveria, kryetari i Komunës së Gostivarit, Taravari tha se partija e Ali Ahmetit është faktori kryesor që ka kërkuar nga kryeministri Zoran Zaev të largoj “Aleancën” nga përbërja qeveritare.

“Në këtë rast humbës është Ali Ahmeti. Aleanca për Shqiptarët është partia e vetme në Maqedonia e cila shënon rritje që nga 11 dhjetori i vitit 2016 e deri më 15 tetor të vitit aktual edhe atë me 42 përqind më tepër vota. Asnjë parti opozitare shqiptare në Kërçovë nuk ka fituar më tepër se 1 mijë vota. Ne si “Aleancë për Shqiptarët” arritëm të grumbullojmë 3500 vota në Kërçovë. Elita politike shqiptare beson tek partija jonë. Një emision i tërë Ali Ahmeti e harxhoi duke biseduar vetëm për Zijadin Selën, unë si neurolog ju them që kjo prakitikisht do të thotë se Ahmeti ka zhvilluar kompleks ndaj Selës. Qëllimi nuk ishte shëndetësia, por qëllimi ishte nënçmimi i Aleancës”, deklaroi Taravari.

Mes tjerash Taravari paralajmëroi se “Aleanca për Shqiptarët” si parti e dytë shqiptare do të jetë aktive dhe në rolin e opozitës në mënyrë të zgjuar do ta ndjek punën e qeverisë, por nuk përjashtoi mundësinë për bashkëpunimin me të gjithë partitë tjera politike duke kyçur edhe VMRO – DPMNE-në, nëse kjo e fundit largon “grujevizimin nga partia”.

“Jeta vazhdon, politika është e till. Shkojmë në opozit dhe me krenari më të madhe do të vazhdojmë të jemi opozit pozitive. Ne jemi të hapur për komunikim me LSDM, BDI, BESA dhe me VMRO – DPMNE-në”, përfundoi Taravari.

Pasi kuptoi për largimin e Aleancës nga qeveria, kryeministri Zoran Zaev u shpreh se edhe nga roli i opozitës pret përkrahjen e Selës për Qeverinë në pjesën e reformave.

“Pas paralajmërimeve se largohen nga Qeveria, jam i qëndrimit se do të mund të vazhdojmë me bashkëpunimin në sferën e reformave, ligjin për gjuhët, ratifikimin e Marrëveshjes me Bullgarin, ligjet që kërkojnë 2/3 e votave si dhe përkrahje për avansimin e kualitetit të përgjithshëm të jetës në Maqedoni”, deklaroi Zoran Zaev.

Duke komentuar shumicën jostabile parlamentare dhe nëse e njejta mund të shëndrrohet në problem gjatë votimit të ligjeve me peshë të madhe për Maqedoninë, Zaev tha se kjo është fenomen i shëndetshëm për vendin, por përjashtoi çdo skenar që përfshinë zgjedhje të parakohshme parlamentare për vitin 2018.

“Shumica jostabile parlamentare e till ishte edhe gjatë formimit të Qeveris, por kjo është demokracia. Ajo që është me rëndësi është se unë jam kryeministër dhe nuk planifikoj zgjedhje në vitin 2018, por të plotësojmë premtimet që u kemi dhënë qytetarëve për një jetë më të mirë. Duhet ti rrisim parametrat ekonomike në nivel më të lartë dhe të përmirësojmë jetën e qytetarëve sepse pikërisht këtë e presin nga ne. Deri në zgjedhjet presidenciale të vitit 2019 ka kohë dhe të gjithë bashkë, pozitë dhe opozitë duhet të punojmë në të mirë të qytetarëve”, deklaroi Zaev.

Menjëherë pas pres-konferencës dhe paralajmërimit për largimin nga qeveria, Sela u takua me liderin e Lëvizjes Besa, Bilall Kasami, dhe me këtë morrën hov spekulimet për bashkëpunim ose koalicionim të mundshëm mes dy subjekteve politike. Koalicioni i till nuk do të jetë i pari përshkak se të njejtët parti formuan koalicion kundër BDI-së në rrethin e dytë të zgjedhjeve lokale të këtij viti në disa komuna dhe në atë periudhë ky bashkëpunim nga lideri i Besës u vlerësua si: “Koalicioni me Aleancën është principiel dhe i bazuar në dëshirën e qytetarëve shqiptarë.”

Blerim Ismaili