Pas zgjedhjeve do të punësohen 250 mjek

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe  theksoi se pas përfundimit  të zgjedhjeve presidenciale, do të punësohen 40 mjekë, kurse në shtator rreth 250 mjekë të rinj do të marrin licencë pune. Sipas tij kjo do të jetë një masë operative stimulative që mjekët të qëndrojnë këtu dhe mos të ikin jashtë vendit.

“Ne po bëjmë çka po mundemi që ta forcojmë sistemin si në blerjen e pajisjeve, të automjeteve, poashtu edhe në punësim të mjekëve dhe motrave medicinale. Vitin e kaluar, një numër i madh i mjekëve dhe motrave dhe personelit në institucionet shëndetësore publike janë punësuar dhe tani do punësohen 40 mjekë në Shtëpinë e Shëndetit në Shkup, kurse nga shtatori 250 mjekë të rinj që do të fitojnë licencë, do të marrin paga pikërisht në nivel primar të ndihmës së shpejtë, vaksinim dhe për shërbime patronazhe”, tha Filipçe.