Pas tërheqjes së Bogovit, Ivanov me propozim të ri për guvernator të Bankës Popullore


Anita Angellovska – Bezhoska, zëvëndës guvernatorja aktuale e Bankës Popullore të Republikës së Maqedonisë (BPRM), është propozimi i ri presidentit Gjorge Ivanov për guverantor të BPRM-së, njoftojnë nga kabineti i presidentit Gjorge Ivanov, informon Zhurnal.

Përndryshe, propozimi i ri i presidentit Ivganov vjen pasi që sot ka marrë një letër nga guverantori aktual dhe i propozuari i parë për guverantor, Dimitar Bogov se po tërhiqet nga kandidatura për të qenë i pari i BPRM-së.

Presidenti i Republikës së Maqedonisë, propozimin e ri sot e ka dorëzuar në Parlamentin e Republikës së Maqedonisë.