Pas takimit me presidentin Ivanov, ndërmjetësuesi Nimic në takim me kryeministrin Zaev


11:15 – Ndërmjetësuesi për çështjen e emrit, sot në mëngjes i ka filluar takimet me kreun shtetëror të Maqedonisë me rastin e vizitës së tij, njofton Portalb.mk.

Në ora 10:00 është takuar me presidentin Gjorge Ivanov, tani është në takim me kryeministrin Zaev, ndërkaq më pas pritet që të takohet me ministrin e Punëve të Jashtme, Nikolla Dimitrov, ku edhe pritet të japë deklaratë zyrtare.

Në lidhje me ardhjen e ndërmjetësit për çështjen e emrit Maqedoni – Greqi, Methju Nimic, njohësit e çështjeve politike thonë se në takimet e nesërme që do të realizohen me kreun shtetëror, pritet të bisedohet rreth detajeve të caktuara për kompromis mes dy shteteve.

Takimet nisin sot me fillim prej ora 10:00.

Në ora 10:00, takim me kryetarin e Maqedonisë, Gjorge Ivanov në Vilën Vodno.
Në ora 11:00, takim me kryeministrin e Maqedonisë, Zoran Zaev në objektin e Qeverisë së Maqedonisë.
Në ora 12:00, takim me ministrin e Punëve të Jashtme, Nikolla Dimitrov në objektin e MPJ-së. Pas këtij takimit vijon edhe konferencë për media.
Në ora 15:00, takim me liderin e VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski.
Në ora 16:00, takim me liderin e Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti.