Pas Selanikut, protesta për emrin do të ketë edhe në Athinë


Pas protestave në Selanik, në të cilat u mblodhën rreth 70 mijë qytetarë për të protestuar kundër zgjidhjes së çështjes së emrit, organizatat dhe shoqatat greke paralajmërojnë protesta tjera, kësaj radhe në Athinë.

Sipas AIM, përmes rrjeteve sociale dhe deklaratave në media, bëhet thirrje që më 4 shkurt, qytetarët të dalin në Athinë dhe të protestojnë me moton “Maqedonia është greke”, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Organizatorët e protestave në Selanik kanë thënë se nuk do të pranojnë asnjë emër që do të përmbante termin “Maqedonia” dhe kërkojnë organizim të referendumit për këtë çështje.

Gjaë protestave në Selanik janë regjistruar edhe incidente të djegies së flamurit të Maqedonisë, me çka reagoi edhe Ministria e Punëve të Jashtme në vend, duke thënë se ato janë grupe dhe individë të caktuar që nuk janë të njohur me zhvillimet politike./Telegrafi/