Pas protestës së mbrëmshme para Kuvendit, arrestohen 10 “komitë”


Nga MPB njoftojnë se kanë arrestuar dhjetë persona që në protestat e mbrëmshme të organizuara nga grupi i tifozëve “Komitët”, kanë sulmuar policë, duke hedhur shufra hekuri dhe koktej molotovi në drejtim të objektit të Parlamentit dhe policëve.

“Në orën 20:30, një pjesë e turmës protestuese mes të cilëve edhe disa persona me maska, kanë filluar të hedhin shishe drejt policëve. Kanë hedhur edhe mjete piroteknike, shufra, konserva dhe një koktej molotovi të pa ndezur. Për shkak të prishjes së rendit dhe qetësisë publike, janë arrestuar dhjetë persona”.